“Ëndërr në papafingo” ngjitet në skenën e Elbasanit më 16–18 janar

Kulturë | 2 vite më parë

Pas suksesit të premierës “Ëndërr në papafingo” nga regjisori Leka Bungo në qytetin e Fierit, kjo vepër do të ngjitet për artdashësit edhe në teatrin “Skampa” në Elbasan për tri net me radhë nga data 16 deri më 18 janar.

“Ëndërr në papafingo” është një komedi, që përcjell mesazhe të forta nëpërmjet humorit dhe satirës, për një të shkuar e cila nuk duhet të kthehet më.

Vepra flet për periudhën e errët të komunizmit dhe të këqijat që vinin bashkë me të, ndërsa nëpërmjet satirës, autori i referohet pikërisht të rinjve që të njihen me këtë periudhë, të cilën paraardhësit e tyre e përjetuan nën lëkurë.

Komedia “Ëndërr në papafingo” do të ngjisë në skenë një kast të talentuar aktorësh, si Ilirda Bejleri, Miola Sitaj, Naun Shundi, Artan Islami, Ligoraq Riza, Florian Agalliu dhe Astrit Hasani.

Gazetare: Katerina Kule

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme