Java e Teatrove të Maqedonisë së Veriut- Drama “Armiku i popullit” e teatrit të Tetovës në ArTurbina

Në kuadër të Javës së Teatrove të Maqedonisë së Veriut në Tiranë në ArTurbina ka ardhur drama e teatrit të Tetovës “Armiku i popullit” nga Ibsen. Vepra “Armiku i popullit” është një manifest politik në historinë e teatrit botëror.
Fan Noli, ky gur themeli dhe udhërrëfyes i kulturës Shqiptare, që na bëri dhuratë përkthimin e kësaj kryevepre të letërsisë botërore, e ka quajtur Ibsenin, “krye revolucionari intelektual” i shekullit të tij.
Heroi i kësaj vepre, Doktor Stokman, , kundërshtar i pa kompromis i despotizmit, korrupsionit dhe amoralitetit politik është një “Maratonomak” i përmbysjeve epokale që ndodhën në Europë, në shekullin e njëzetë.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




