Koncert festiv në teatrin “Skampa” – Performojnë 120 nxënës të Liceut Artistik “Jordan Misja”

Kulturë | 2 vite më parë

120 nxënës të liceut artistik “Jordan Misja” performuan potpuri popullore në çifteli dhe muzikë simfonike në teatrin Skampa në Elbasan, në bashkëpunim me qendrën e artit të këtij qyteti. ky koncert i madh festiv ka argëtuar artdashësit duke hapur dhe siparin  aktiviteteve për festat e fund vitit. 

“Përgatitja për të bërë këtë koncert ka qenë një përgatitje shumë impenjative për të cilën falënderoj dirigjenten Ermira Alliu e cila është dirigjentja e korit dhe dirigjenten e re Fioralba Duli”, tha Etleva Kolnikaj, drejtoresha e liceut artistik Jordan Misja në Tiranë.

120 nxënës të liceut artistik “Jordan Misja” performuan potpuri popullore në çifteli dhe muzikë simfonike përmbajtja e të cilave ishte tërësisht atdhetare nga autorë të njohur si: Pjëtër Gaci, Çesk Zadeja, Kujtim Laro e kompozitorë të tjerë të mirënjohur.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme