Shtëpia-muze e Mlikajve në Lezhë rrezikon shembjen, apelohet për ndërhyrje

Kulturë | 2 vite më parë

Shtëpia karakteristike e Mlikajve, banese tipike lezhjane, e ndërtuar më shumë se 1 shekull më parë rrezikon shembjen. Objekti monument kulture i kategorisë së parë,  që ndodhet në lagjen “Skënderbeg” ka pësuar dëmtime të shumta. Siç shihet dhe nga pamjet muret janë plasaritur dhe suvaja ka rënë në disa pjesë e po ashtu çatia rrezikon të shembet.

Specialisti i Monumenteve të Kulturës në Bashkinë Lezhë, Anton Ndreca thotë se ky objekt ka vlera të jashtëzakonshme historike dhe ndërhyrja për shpëtimin e tij është emergjent, por restaurimi është i pamundur pa zgjidhur më parë problemet e pronësisë mes vetë familjareve.

“Të vjen keq të shohësh Lezhën, një qytet minimuni me 2500 vite histori ti zhduket historia në ditët e sotme. Jo vetëm kjo shtëpi por janë shumë shtëpi të tjera të cilat kanë pasur të njëjtin fat”, u shpreh Anton Ndreca, Specialist i Monumenteve te Kulturës.

Deri tre dekada më parë shtëpia e Mlikajve ka shërbyer edhe si muze etnografik i qytetit të Lezhës.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme