Konferencë për Kongresin e Manastirit dhe identitetin gjuhësor

Kulturë | 2 vite më parë

Me 22 nëntor të vitit 1908 përfundoi punimet Kongresi i Manastirit, duke miratuar alfabetin latin të gjuhës shqipe të propozuar nga shoqëria “Bashkimi”.

Ky Kongres përbën një ngjarje madhore në historinë e kulturës shqiptare.

Në vigjilje të kësaj dite të shënuar është zhvilluar konferenca në kujtesë të historisë së njehsimit të gjuhës shqipe dhe alfabetit, ku studiues e gjuhëtarë vunë theksin te ruajtja e gjuhës shqipe.

“Përse ne sërish e përkujtojmë Kongresin e Manastirit? Ka dy arsye. Arsyeja e parë është pesha e një ngjarjeje të tillë në historinë e kombit tonë. Arsyeja e dytë është se dija ecën përpara dhe nga njëra anë kemi dokumente, materiale të reja që nuk njiheshin përpara, dhe nga ana tjetër kemi një zhvillim të vetë shkencës, e cila ka mendime dhe teori të tjera kundrejt së kaluarës,” u shpreh gjuhëtar Xhevat Lloshi.

22 Nëntori është një ditë e shënuar, e njohur si Dita e Alfabetit.

Gazetare: Xhilda Kondi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme