Ndahen çmimet e festivalit “Apollon”, aktorja Yllka Mujo, në majën e aktrimit të këtij aktivitetit teatror

Shfaqja e fundit “Pacienti i Dr. Frjodit” me regji të Besnik Bishës shënoi kulmin e festivalit “Apollon. Kristian Koroveshi bëri publik vendimin e jurisë, vlerësimin me 5 çmime për aktorët që interpretuan në shfaqjet pjesëmarrëse në festival.
Çmimi i Festivalit shko për aktoren, Yllka Mujo për interpretimin në dramën “7 Minuta” me regji të Drialda Dervishit dhe Myzafer Ziflaj, për interpretimin e Dr. Frojdit.
Për aktorët joprotakonistë çmimet shkuan për Zamira Kita, të “7 Minuta” dhe Gazmend Paja për interpretimin e Hitlerit në dramën “Pacienti i dr Frojdit”.
Për debutimet e reja çmimet i takuan aktores, Flobensa Bezati për interpretimin në komedinë “Zbulimi” dhe aktorit Çlirim Shabani për interpretimin e Adamit në dramën shqiptare “Lulet”
Në shtatë netë të Festivalit Mbarëkombëtar të Aktrimit interpretuan 6 trupa profesioniste nga Shqipëria dhe Kosova.
Publiku dhe juria mes artisteve te njohur, Luiza Xhuvani, Alfred Trebiçka, Agim Bajko, Arben Derheni kanë ndjekur interpretimin e 30 aktorëve, breza aktorësh profesionistë.
Drama shqiptare e vetme e interpretuar në këto ditë ishte “Lulet” e trupës së Prishtinës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




