Panairi i librit në Lushnje, mundësi promovimi për të tërhequr lexuesin

Kulturë | 2 vite më parë

Bashkia e Lushnjës dhe dega e shkrimtareve kane organizuar panairin e  6 te librit, ku pjesëmarrës ishin  60 autorë vendas. Rrjetet sociale nga njëra anë dhe programet mësimore nga ana tjetër, po mbajnë te rinjtë në ekuilibër me leximin, por shfletimi i një libri po përballet me sfidat e kohës. Lexuesit më besnikë mbeten nxënësit e shkollave, për shkak të përfshirjes në programet mësimore.

Për autorët botimi i një libri vjen me kosto financiare  , ndërsa më së shumti librat i dhurojnë. Dega e lidhjes së shkrimtarëve e ka bërë traditë zhvillimin e panairit në Lushnjë. Kjo degë numëron mbi 120 autorë librash nga Lushnja. Pothuajse të gjithë  titujt e librave të botuara , i dhurohen bibliotekës së qytetit ose bibliotekave të shkollave.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme