Paris, bien këmbanat e Katedrales së Notre Damit

Për herë të parë që nga zjarri shkatërrues i vitit 2019, qytetarët e Parisit dëgjuan të premten kumbimin e këmbanave të katedrales historike të Notre Damit.
Tetë këmbanave në pjesën veriore të katedrales ranë pasi një muaj para se ndërtesa të rihapet pas pesë vitesh pune për restaurimin e dëmeve kolosale që pësoi.
Mbrëmjen e 19 prillit 2019, parizeienët dhe e gjithë bota u tronditën nga flakët që përfshinë ndërtesën e trashëgimisë botërore.
Presdienti Emanuel Macron vendosi si qëllim rindërtimin e saj brenda pesë viteve dhe që të bëhej më e bukur seç ishte më parë. Rreth 250 kompani dhe qindra ekspertë u mobilizuan për restaurimin që kushtoi qindra miliona euro.
Rënia e këmbanave ishte një test që sipas ekspertëve përgjegjës për rinstalimin e tyre rezultoi i suseshshëm. Zjarri i 2019-ës shkatërroi kambanoren veriore, dhe për ta restauruar u desh që të hiqeshin këmbanat. Më e rënda e tyre me një peshë prej më shumë se katër tonësh quhet kabriel, ndersa me e lehta që peshon 800 kilogram quhet Jean Marie.
Gazetare Elda Pepa
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




