Kulla e Bajraktarit të Hotit,  do të kthehet në Muze Historik

Sociale | 2 vite më parë

Në Hot të Malësisë së Madhe është organizuar ceremonia e inagurimit të kullës së Çun Mulës, kulla e Bajraktarit të Hotit.

Kulla është restauruar me një fond prej 440 mije dollarë me kontributin e diasporës shqiptare.

Ajo do të kthehet në muze historik, duke i shërbyer kujtesës kombëtare për historinë e Malësisë së Madhe. 

Qindra banore nga dy anët e kufirit ishin të pranishem gjatë aktivitetit të organizuar nga shoqatat në Michigan dhe  Malësi e Madhe.

Çun Mula (1818-1896) ka qenë bajraktar i bajrakut të Hotit. Familja e tij, Lucgjonaj, zbriti nga familja Junçaj e Hotit. Sipas Kodit të Lekë Dukagjinit, familja Çun Mula u vunë në krye të fiseve nga Malësia, duke i udhëhequr ata me guxim dhe besnikëri në luftërat e shumta kundër forcave serbo-malazezëve dhe forcave osmane, pas vendimeve të Kongresit të Berlinit  për të dorëzuar rajonet shqiptare si Hoti, Gruda, Plava , Gucia, Kastrati, etj në Principatën e Malit të Zi.

Kur Princ Nikolla I i Malit të Zi hyri në territorin i cili i ishte caktuar atij nga Kongresi i Berlinit, Mula dhe shefat tjerë nga Malësia organizuan një rezistencë kundër Malit të Zi. Malësorët e veriut shqiptar mundën malazezët në Betejën e Nokshiqit. Në poezinë epike shqiptare Çun Mula është konsideruar si luftëtar malësor.

Gazetar Luan Kadija

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme