‘‘Një Martesë Në Dy‘‘, Komedia me autor Jean Pierre Martinez u ngjit në teatrin ‘‘Skampa‘‘

Kulturë | 2 vite më parë

Komedia ” Një Martesë Në Dy” e autorit francez Jean Pierre Martinez me regji të Donard Hasani, skenografi të Erald Bakallit dhe me kasën e mrekullueshme të aktorëve Hervin Culi, Luli Bitri, Ilirida Bejleri dhe Vlaorin Asani, është ngjitur në teatrin “Skamba” në Elbasan.

Një komedi me plot situata komike ku personazhet ndodhen me një këmbë brenda e tjetrën jashtë unazës martesore. Publiku elbasanas u bë pjesë e komedisë duke e shoqëruar atë me të qeshura dhe duartrokitje të mëdha lojën e të dashuruarve por në sherrin e përditshëm të një martese

Për skenografin Erald Bakalli ishte një kënaqësi të rikthehej edhe një herë në Teatrin “Skampa”.

“Publiku elbasanas e ka pritur mirë”, tha ai.

Pritja e ngrohtë nga publiku dhe interesi i treguar siç pohojnë aktorët ua bënë edhe më të lehtë performancën në skenë.

Komedia ” Një Martesë Në Dy” ka nisur të shfaqet në Teatrin Skampa .

Gazetare: E. Memolla   

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme