Stina koncertore, pianistja Elvina Gurra dhe Ddrigjenti Petrika Afezolli sollën Shopen dhe Bethoven

Kulturë | 2 vite më parë

Me një repertor të përzgjedhur të dy prej kompozitorëve më të famshëm të epokës së tyre si Shopen (o. Chopin) dhe Bethoven (o.Beethoven) vijoi koncerti i radhës i Stinës koncertore në universitetin e arteve.

Pianistja Elvina Gurra tha se për të ka qenë një ëndërr e realizuar të luante tinguj të kompozitorit Chopin.

Ajo së bashku me dirigjentin Petrika Afezolli përcollën ëmbël tingujt e dy kompozitorëve për artdashësit.

Kishim dëshirë të bënim një bashkëpunim sëbashku, rastisi dhe Stina koncertore që ishte dhe periudha perfekte që ne donim sëbashku me Orkestrën simfonike, dhe studentët dhe pedagogë të universitetit. Skena është shtëpia ime e dytë.

Frederik Chopin ishte një kompozitor dhe pianist virtuoz polak i periudhës romantike i cili shkroi kryesisht për piano solo, ndërsa Bethoveen ishte kompozitor dhe pianist gjerman. Ai është një nga figurat më të nderuara në historinë e muzikës perëndimore, ndërsa veprat e tij renditen ndër më të interpretuarat në të gjithë botën.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme