Nxënësit shohin “Në shtëpinë tonë” – Filmi, në kuadër të projektit “Familja gjëja më e shtrenjtë”

Një ndër filmat shqiptarë që ka fituar simpatinë e cdo familje në vitet 80 është ai i regjisorit Dhimitër Anagnosti “Në shtëpinë tonë”. Ky film u shfaq për fëmijët gjirokastritë, në kuadër të projektit “Familja gjëja më e shtrenjtë”.
Kinemaja e qytetit të Gjirokastrës hap dyert për nxënësit e klasave të treta të shkollës 9 vjecare “Koto Hoxhi”. Vogëlushët kanë shijuar filmin shqiptar “Në shtëpinë tonë” , një prodhim i vitit 1979. Filmi i mbështetur në një temë sociale, fokusuar tek drama psikologjike e nje 6 vjecari ka fituar cmim te vecantë në festivalin e dhjetë ndërkombëtar për fëmijë dhe të rinj në Giffoni të Italisë në vitin 80.
Kjo zgjedhje nga mësueset nuk ishte e rastësishme, por vjen në kuadër të projektit “Familja gjëja më e shtrenjtë”. Publikut të vogël gjirokastrit nuk do t’i mungojnë filmat gjatë muajit qershor.
Gazetare: Yllka Ponde
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




