Mozaikët e Gjirokastrës, nga pasioni për punimet artizanale e deri tek praktika si lëndë mësimore

Kela Myrtaj e nisi si pasion këtu e 8 vite më parë punimin e mozaikëve me gurë natyralë, por tashmë është bërë pjesë e pandashme e saj. Frymëzimin e gjenë te arkitektura e qytetit të Gjirokastrës.
Mozaikët e saj pasqyrojnë kalanë e Argjirosë, pazarin dhe shtëpitë karakteristike të qytetit të gurtë.
Mjaftojnë një sasi gurësh, një dërrasë, kollë për ngjitjen e gurëve dhe mjetet e punes për t’i dhënë jetë panoramave shumë të pëlqyera nga vendasit dhe të huajt.
Të shesësh një copëz Gjirokastre nuk është e lehtë për Kelën pasi në të ka dhënë shumë mund dhe dashuri, këtë e ndjeu edhe në 2019 ku fitoi çmimin e parë të panairit ndër ballkanik dhe më pas iu desh ta shihte atë punim.
Myrtaj ka shumë plane për të ardhmen, dëshira e saj më e madhe është që punimet e artizanëve të kenë një qendër ku të pasqyrohen dhe pse jo dhe të futen në lëndët mesimore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




