Filmi shqiptar vlerësohet me dy çmime në Trieste, produksioni “Sheets” i Evi Gjonit, rrëmben Çmimin e Publikut në Festivalin e Filmit

Filmi shqiptar me metrazh të shkurtër “Sheets”, ka korrur sukses në Festivalin e Filmit në Trieste. Ky produksion që mban firmën e regjisores Evi Gjoni, me skenar të Genc Përmetit dhe Sven Dagones, rrëmbeu 2 trofe në premierën botërore që u mbajt në Itali, çmimin e publikut si “Filmi më i mirë i shkurtër” dhe “Përmendjen speciale” të jurisë.
Filmi “Sheets” ose “Fletët” trajton historinë e një familjeje gjatë një sistemi totalitar distopik. Të mbetur në dilemën e të raportuarit apo jo tek autoritetet të një familjeje emigrantësh, duke vënë në sprovë dinjitetin njerëzor përballë instiktit për të mbijetuar.
Film që bën bashkë aktorë si Armela Demaj, Hana Dehiri dhe Agron Bimi është realizuar me mbështetjen financiare të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




