Figura e Gjergj Kastriotit, Xhufi: Një vizionar në historiografinë shqiptare!

Kulturë | 4 vite më parë

Emri dhe fama e Gjergj Kastriot Skënderbeut, e kthyen heroin në një referencë historike dhe element identifikimi kombëtar e kulturor për shqiptarët e të gjitha kohërave, të të gjitha viseve e të të gjitha besimeve thotë historiani dhe akademiku shqiptar Pëllumb Xhufi, për RTSh. 

Por historianë, gazetarë apo qarqe të ndryshme nacionaliste nga Serbia, Greqia dhe vende të tjera, me argumente dhe trillime të pabaza, janë munduar që ta përbaltin figurën dhe personalitetin e Gjergj Kastriotit. 

Për historianin Xhufi Gjergj Kastrioti duhet të shihet në një dimension tjetër, atë të një vizionari dhe shtetformuesi diplomat. Ky fakt do të shtjellohet gjatë edhe në “Historinë e Re” që po shkruan Akademia e Shkencave të Shqipërisë. 

Historiani Xhufi tregon nëpërmjet dokumenteve se si Gjergj Kastriot Skënderbeu, duke qenë i vetëdijshëm për statusin gjeopolitik të vendit ndërtoi me vetëdije marrëdhëniet me jashtë. Nga letërkëmbimet e Skënderbeut me venedikasit duken haptazi presionet, që ky i fundit ushtronte mbi ta, për të përfituar ndihmë jo vetëm për kauzën shqiptare, por mbi të gjitha për tu mbrojtur nga rreziku që i kanosej në atë periudhë Europës vendit.

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme