Nis protesta e opozitës – Bllokohen akse rrugore në Tiranë, i pranishëm dhe Berisha

Politikë | 2 vite më parë

Ka nisur protesta e opozitës në kuadër të mosbindjes civile për ngritjen e qeverisë teknike.

Për herë të parë në aksionin e mosbindjes civile, i pranishëm është dhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, pasi në protestat e mëparshme, ai ka qenë i detyruar të qëndrojë në banesë, pas masës së arrestit shtëpiak që gjykata kishte vendosur ndaj tij.

Edhe është paralajmëruar më parë për orarin, protesta ka nisur duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve. 

Mbështetësit e opozitë priten të mbajnë të bllokuar për 3 orë, zonën e Unazës së Vogël, rreth rrotullimin e Zogut të Zi, zonën e njohur si Pallati me Shigjeta, sheshin “Willson” dhe urën pranë Xhamisë në Rrugën e Elbasanit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme