Nurellari: Ja aferat e Kurtit! Ka lidhur 2.123 kontrata pa tender

Kosovë | 2 vite më parë

Analisti Adri Nurellari deklaroi në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se qeveria e Albin Kurtit ka lidhur 2.123 kontrata pa tender.

Nurellari vuri në dukje se ky është një rast i paprecedentë pasi sipas tij, t’i mbledhësh të gjitha bashkë tenderat e bërë që nga çlirimi i Kosovës e deri më sot, nuk i afron kësaj shifre që ka vendosur Albin Kurti.

“Kjo është një qeveri me nivelet më të larta të korrupsionit. Sipas të dhënave zyrtare, në Kosovë janë dhënë 2123 kontrata pa tender, një burimore që kanë vlerën diku te 272 milionë euro. Jo vetëm kaq, por 757 të kontratave janë aneks kontrata, janë kontrata të mëparshme të cilat janë shtuar më tej me negocim të mbyllur. Qoftë shifra e parave, pra 272 milionë euro të dhëna pa tender, pa konkurs, pa garë dhe qoftë numri i kontratave prej 2.123 të tilla është rast i paprecedentë. Jo vetëm rast i paprecedentë, por t’i mbledhësh të gjitha që pas çlirimit, të gjitha bashkë nuk i afrohen kësaj shifre”, u shpreh Nurellari.    

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme