Hapja e grup-kapitullit 6 me BE-në, Ambasada Gjermane: Njohje e merituar për Shqipërinë si partner i ngushtë i BE-së

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë përgëzoi sot Shqipërinë dhe të gjithë qytetarët e saj për hapjen e grup-kapitullit të 6-të në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në një reagim në platforma sociale, Ambasada shkruan se “ky hap i rëndësishëm në procesin e anëtarësimit është një njohje e merituar për Shqipërinë si një partner i ngushtë i BE-së në të gjitha çështjet e politikës së jashtme, për angazhimin e saj të palëkundur në organizatat ndërkombëtare dhe për rolin e saj konstruktiv në rajon”.
Më tej thuhet se “Gjermania është mirënjohëse që ka një aleat dhe partner kaq të besueshëm në një botë të trazuar”, nënvizon ambasada.
“Ne inkurajojmë Shqipërinë që të vazhdojë me të njëjtën vendosmëri përpjekjet drejt anëtarësimit në BE dhe reformat e nevojshme në të gjitha fushat”, përfundon reagimi i ambasadës së Gjermanisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




