Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi takohet me të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn

Pas dekretimit të datës 11 maj 2025 për zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn ka pritur në një takim Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashin dhe ekipin e KQZ-së, në SHBA.
Gjatë këtij takimi, Celibashi ka informuar Nancy VanHornin për përgatitjet e KQZ-së përpara zgjedhjeve parlamentare të majit. Nga ana e saj VanHorn përsëriti edhe njëherë mbështetjen e SHBA-ve për përpjekjet e KQZ-së për të siguruar zgjedhje të drejta dhe transparente, duke theksuar rëndësinë e lejimit të institucioneve si KQZ-ja të funksionojnë pa ndërhyrje.
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi pas një vizite të suksesshme të Komisionerit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe ekipit të tij në SHBA, si pjesë e Programit të Vizitorëve Ndërkombëtarë dhe Lidershipit të Departamentit të Shtetit. Vizita u dha zyrtarëve të KQZ-së mundësinë për të mësuar mbi praktikat elektorale në SHBA dhe për të forcuar lidhjet profesionale. Komisioneri Celibashi informoi për përgatitjet e KQZ-së përpara zgjedhjeve parlamentare të majit dhe zonja VanHorn shprehu mbështetjen e fortë të SHBA-së për përpjekjet e KQZ-së për të siguruar zgjedhje të drejta dhe transparente, duke theksuar rëndësinë e lejimit të institucioneve si KQZ-ja të funksionojnë pa ndërhyrje”, ka bërë me dije ambasada amerikane.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




