Drafti i Venecies për Xhaçkën – PD akuzon për fshehje, Spiropali: Jua jap sapo të bëhet publik

Draftopinioni i Komisionit të Venecies lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës ka sjellë debate mes opozitës dhe mazhorancës në Kuvend.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, akuzoi kryeparlamentaren Elisa Spiropali për shkelje të Kushtetutës dhe për fshehje të dokumentit, me pretendimin se draftin ia ka dhënë vetëm PS, duke e lënë në hije opozitën.
Bardhi theksoi se ky veprim është shenjë e përjashtimit të opozitës nga proceset e rëndësishme ligjore dhe kushtetuese. Gjithashtu, deputeti demokrat akuzoi Spiropalin se ka krijuar një delegacion vetëm më anëtarët e mazhorancës për përfaqësimin e Kuvendit në seancën që do të zhvillohet në Komisionin e Venecies.
Nga ana tjetër Spiropali këmbënguli që drafti nuk është publik dhe nuk ka qenë ajo që ia ka dhënë deputetëve të mazhorancës. Lidhur me delegacionin, Spiropali tha se ftesat për opozitën janë bërë, por janë refuzuar.
Çështja e mandatit të Olta Xhaçkës shkoi në Komisionin e Venecies nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali për t’i kërkuar opinion në lidhje me raportin midis demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe detyrimit për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Debati i plotë
Bardhi: Në shkelje të kushtetutës refuzuan të zbatonit vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin për Olta Xhaçkën. I kërkuat opinion Venecias dhe të gjitha grupet parlamentare kanë qenë të përfshirë në procesin e konsultimit nga Venecia dhe draft opinioni u është paraqitur juve. Në shkelje flagrante ju keni bërë me dije dhe keni njohur PS me draft-opinionin ndërkohë që të tre grupet paraletrare të opozitës nuk i keni venë në dispozion draft opinionin e Venecias që ne të kemi mundësi për të çuar komentet tona mbi këtë draft. Ju mund të mos ju ketë pëlqyer drafti dhe prandaj e mbani të fshehtë ndaj opozitës, por e keni detyrim që atë draft t’ia jepni atë të gjitha grupeve parlamentare. E dyta keni krijuar delegacionin që do përfaqësoje kuvendin gjatë shqyrtimi në seancën e Venecias dhe ndodh për herë të parë që delegacioni përbehet vetëm nga deputetë të mazhorancën nuk ka ndodhur kurrë dhe në asnjë rast. As Gramoz Ruçi nuk ka guxuar kurrë që të krijonte një delegacion vetëm me deputetë të mazhorancës, gjithmonë kanë qenë 2 nga mazhoranca dhe 2 nga opozita. Ky është rasti i parën në historinë e kuvendit që ndodh që keni dërguar një delegacion vetëm me deputetë të mazhorancës. Dua të di jemi shpallur armiq të popullit ne nga partia juaj në pushtet? Ju si kryetar do e shpallni Shqipërinë si njëpartiake apo ka ato mazhoranca kanë më shumë mend se ne të opozitës? Nuk ju pëlqen drafti dhe mendoni se do abuzoni?
Spiropali: nuk ka asnjë dokument zyrtar të Komisionit Venecias për të ndarë, sapo të vij do të ndahet sipas rregullave të Komisionit të Venecias dhe jo të kuvendit të Shqipërisë. Mazhoranca në kuvend nuk ka asnjë draft të Venecias, nesër është seanca dhe sipas rregullave të tyre bëhet publik ku të gjithë deputetë do e kenë, mos spekuloni me këtë. Unë kam ftuar opozitën nëpër takimet e mia por ju keni refuzuar
Bardhi: në nuk vijmë me ju për turizëm, por të kemi mundësinë për t’iu drejtuar me shkrim. Kjo është e drejta jonë.
Spiropali. PS nuk e ka draftin e shpërndarë nga kryetari i kuvendit, unë do pyes Venecian nëse ky draft mund të bëhet publik dhe më pas të gjithë do të keni aksesin.
Peleshi: Çështja për të cilën i jemi drejtuar Komisionit të Venecias nuk është e PS, i përket gjithë Kuvendit. I bashkohem kërkesës së zotit Bardhi, nëse do të vijë zyrtarisht një draft nga Komisioni i Venecias do të ishim të interesuar ta kishim edhe ne
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




