Zekthi: Kjo opozitë s’ka asgjë të re. Situatë e dobët

Analisti Fitim Zekthi ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1, se protesta e sotme e thirrur nga opozita ishte në thelb, e paqartë, konfuze dhe nuk kishte asgjë të re.
Për Zekthin, mosbindja civile e organizuar nga opozita thellon edhe më tepër këtë opozitë në paqartësinë e saj në mënyrën se si po bëhet politikë.
“Nga revolucioni i vjeshtës së kaluar, tek një marrëveshje shumë të paqartë me PS-në , tek mosbindja civile të bërë në dyert e institucioneve ndërkombëtare, te bllokimi i rrugëve dhe tek kjo e sotmja unë shoh një paqartësi. Kur mendon që mes gjithë kësaj situate është dhe pjesëmarrja në Kuvend gjoja për buxhetin e shtetit. Në gjithë këtë situatë mendojë se opozita nuk bënë dot më shumë se kaq. Nuk mund të arrihet kurrë qëllimi me këtë mënyrën të protestuar. bllokimi i rrugëve nuk bëhet nga partitë por nga komunitete të ndryshme sikurse mund të jenë fermerët, ambientalistët, mund ti bëjnë grupe të caktuara por jo partitë politike”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




