Zgjedhjet parlamentare 2025, Celibashi takon përfaqësuesit e pakicave kombëtare në Shqipëri

Politikë | 2 vite më parë

Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KQZ), është zhvilluar të shtunën një takim me përfaqësuesit e pakicave kombëtare, me qëllimin  për të diskutuar përgatitjet e procesit zgjedhor 2025.

Lajmi është bërë i ditur nga kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Sipas një postimi në platformat sociale, Celibashi bën të ditur se në fokus të takimit ishte puna e bërë deri më tani në lidhje me informimin e pakicave kombëtare në gjuhën e tyre, për procesin zgjedhor dhe çfarë duhet bërë më tej, me qëllim përmirësimin e informimit dhe edukimit të pakicave kombëtare për zgjedhjet e ardhshme.

“Vura theksin tek e drejta e gjithkujt për të marrë informacion zgjedhor në prag të zgjedhjeve dhe mbi të gjitha nëpërmjet të gjitha mjeteve të informimit”, informon Celibashi.

Në këtë takim Celibashi ka shprehur gatishmërinë e plotë të KQZ-së për të bërë çfarë është më e mira për çështjet që secila pakicë kombëtare ka interes.

“Në këtë takim me pakicat kombëtare theksova se materialet zgjedhore do të jenë të përkthyera në gjuhët amtare, për 9 pakicat kombëtare që me ligj njihen në Shqipëri”, shkruan Celibashi.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme