Bomba e Hoxhës: Rama po lobon fort në Kushtetuese të lirojë Berishën, e do në Parlament

“Rama po lobon fort në Kushtetuese të lirojë Berishën, e do në Parlament”, kështu u shpreh gazetari Poli Hoxha i ftuar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH.
Për më tepër gazetari Hoxha tha se Rama e do Berishën në parlament sepse ska me kë luftondhe për këtë arsye ai po përpiqet ta ndihmojë.
“Në dijeninë time është një luftë shumë e ashpër në Gjykatën Kushtetuese. Një lobim i jashtëzakonshëm i Edi Ramës dhe këtë e them publikisht, për ta ndihmuar Sali Berishën sepse i duhet atje në parlament, nuk ka me kë lufton”, u shpreh gazetari Hoxha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




