Vizita në Azerbajxhan, Spiropali takim me kryetaren e parlamentit

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u takua në margjinat e Takimit Parlamentar për Ndryshimet Klimatike, në kuadrin e COP29, në Baku, me kryetaren e parlamentit të Azerbajxhanit, Sahiba Gafarova.
Kryeparlamentaret Spiropali dhe Gafarova diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona, vlerësuan zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, përshëndetën marrëveshjen e saponënshkruar për zhvillimin e infrastrukturës së gazifikimit të qytetit të Korçës dhe nënvizuan mundësinë e rritjes së investimeve nga Azerbajxhani në Shqipëri në fushat e burimeve të energjisë, infrastrukturës etj.
Gjithashtu, Spiropali dhe Gafarova diskutuan edhe për intensifikimin e marrëdhënieve shumë të mira mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Milli Majlis të Azerbajxhanit, si nxitëse të bashkëpunimit të gjithanshëm dypalësh.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mori pjesë si paneliste në takimin parlamentar për Ndryshimet Klimatike, i cili zhvillohet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, ku mbajti fjalën e saj në panelin “Roli i parlamenteve në realizimin e angazhimeve për klimën”.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




