Ministri Hasani pret Shaip Kamberin: Të përkushtuar për të mbështetur shqiptarët në Serbi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti sot në një takim deputetin shqiptar të Luginës së Preshevës në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Ministri ka bërë publik në rrjetet sociale fotot nga takimi, krahas të cilave shkruan se janë të përkushtuar për të mbështetur shqiptarët në Serbi në mbrojtjen e të drejtave të tyre.
“Ishte kënaqësi të mirëprisja Shaip Kamberin, të vetmin deputet shqiptar të Asamblesë Kombëtare të Serbisë. Jemi të përkushtuar për të mbështetur shqiptarët në Serbi në mbrojtjen e të drejtave të tyre”, ka shkruar ministri Hasani.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




