Zgjedhjet në Himarë, Vangjel Tavo përballë Petro Gjikurisë. PS dhe koalicioni opozitar regjistrohen në KQZ

Politikë | 2 vite më parë

Partia Demokratike ka dorëzuar ditën e sotme (22 korrik) kërkesën në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme të Himarës. Zgjedhjet do të zhvillohen më 4 gusht, ku në garë janë vetëm dy kandidatë. Vangjel Tavo i PS, e cila garon e vetme dhe Petro Gjikuria e koalicionit opozitar që përbëhet nga 7 parti.

Ora 16.00 e 22 korrikut shënonte dhe afatin e fundit në KQZ për regjistrimin e partive që do të merrnin pjesë në zgjedhjet që do të zhvillohen në Himarë.

Në koalicionin opozitar janë regjistruar Partia Demokratike (PD), Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ); Partia Republikane (PR); Partia e Lirisë (PL); Partia Demokristiane (PDK); Partia Balli Kombëtar (PBK) dhe Fryma Re Demokratike (FRD).

Më 27 korrik do të nis dhe fushata elektorale e dy kandidatëve, të cilët do të kenë në dispozicion vetëm 1 javë kohë.

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë mbahen pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit, i cili u dënua me dy vite burg për blerje votash. Ai u arrestua paka para zgjedhjeve, ndërsa nga ajo kohë Himara është drejtuar nga disa kryetarë të komanduar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme