Berisha bën thirrje: Të bashkohemi për dyfishimin e rrogave dhe pensioneve në Shqipëri

Politikë | 2 vite më parë

Kreu i PD, Sali Berisha u ka bërë thirrje përkrahësve të tij, por edhe më gjerë të bashkohen për dyfishimin e rrogave dhe pensioneve në Shqipëri. Duke folur të shtunën përpara protestuesve kundër arrestimit politik të tij, ndërsa gjendet në arrest shtëpiak, zoti Berisha theksoi se të mirat e Shqipërisë duhet të shndërrohen në të mira për çdo qytetar të këtij vendi dhe jo në parajsë për klanet kriminale të Edi Ramës, trafikantët dhe bandat e drogës, ministrat dhe familjarët e tij të pangopur.

“Të bashkohemi për dyfishimin e rrogave dhe pensioneve në Shqipëri. Shqipëria me të mirat e saj duhet të gëzojë çdo shqiptar” tha zoti Berisha. “Le të jetë pra miq motoja e bashkimit tonë, për kauzën tonë të drejtë, motoja e ndryshimit, e qeverisë teknike, e zgjedhjeve të lira” tha ai.

Pak më shumë se një vit më parë ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh kundër rritjes së pagave të deputetëve dhe ministrave. Në parlament Berisha tha se ligji i qeverisë ishte një mashtrim, pasi dyfishoi rrogat e deputetëve dhe uli me 1% rrogat e mësuesve, policëve dhe ushtarakëve.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme