Zgjerimi i BE-së dhe rritja e bashkëpunimit me Ballkanin, Borel takohet në Austri me Ministrat e Jashtëm të rajonit

Politikë | 2 vite më parë

Përfaqësuesi i lartë për Politikën e Jashtme dhe Siguri i BE-së, Xhosep Borel (Josep Borrell), është takuar në Austri me Ministrat e Jashtëm të vendeve  të Ballkanit Perëndimor.

Takimi është bërë me dije nga vetë Borel me anë të një postimi në rrjetin social X. Ata kanë shkëmbyer ide e mendime për bashkëpunimin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në politikën e jashtme dhe të sigurisë, si dhe zgjerimin e BE-së.

Ndërtimi i një Evrope më të bashkuar, ka qenë temë kyçe e takimit mes Borel dhe ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pjesë e së cilit ishte dhe Ministri Igli Hasani.

Gjatë ditës, Borrel do të zhvillojë gjithashtu një sërë takimesh dypalëshe me përfaqësues nga Ballkani Perëndimor.

“Gëzohem që takohem me Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, grupin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” dhe “Strategjinë e Rajonit të Danubit”. Ne diskutuam se si të ndërtojmë një Evropë më të bashkuar së bashku. Faleminderit @a_schallenberg për të na mbledhur në Austri këto ditë”, shkroi Borel.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme