Baçi: Gjyqtarët sot kanë bërë detyrën. Kulluri: Ju keni thënë drejtësia është e kapur

Politikë | 2 vite më parë

Deputeti demokrat Luan Baçi ka deklaruar në “3D nga Alban Dushushi” se gjyqtarët sot janë treguar të guximshëm dhe kanë marr një vendim që pritej nga mbështetësit e Rithemelimit duke u bërë si partia zyrtare.

I menjëhershëm ka qenë replika e sekretarit të Marrëdhënie me publikun, Edvin Kulluri duke e quajtur se e përçarë opozita nuk vjen dot në pushtet por sipas tij as në një bashkim mekanik të dy pjesëve të Partisë Demokratike, tashmë.

“Nëse këtu bashkohen dy copa që kanë qenë humbëse  në zgjedhjet e 2021  nuk e di pse do të fitojnë në 2025.  Me gjithë konsumin e madh që ka kjo qeveri unë mendoj që dhe kjo opozitë kështu sic është ka po kaq konsum të madh.”, deklaroi Kulluri.

“Po të vazhdojmë të analizojmë këtë situata u shpreh deputeti demokrat Luan Baçi, duhet të flasim dhe për pazaret që ka bërë z. Basha me qeverinë socialiste”, tha Baçi.  

Kulluri: Si u zgjidh ky problem, a ka qenë drejtësi e kapur. Po sot drejtësia është e kapur?

Baçi: Po është e kapur. Por sot u vendos që mos të zvarritej vendimi dhe mundësia për ta shtyrë ishte e pamundur sepse është vendimi i Gjykatës Lartë.  Dhanë një vendim të drejtë.

Kulluri: Pra për ju sot drejtësia nuk është e kapur.

Baçi: Për mua këta gjyqtar që ishin atje kanë dhënë një vendim të drejtë, të guximshëm. Kanë bërë detyrën. Nuk kanë bërë trimëri. Sot u zgjidh ky problem dhe kemi një parti më të fortë.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme