Curi: Pse i dogji Ramës? Le të plasë e shara në italisht! Gjkondi: Hallet e shtëpisë nuk nxirren në pazar

Politikë | 2 vite më parë

Analisti Arian Curi është përplasur në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 me juristen Brisida Gjikondi mbi reagimet e kryeministrit Edi Rama ndaj emisionit televiziv të televizionit Rai3.

Sipas Curit, Ramës i djeg se të gjitha problemet e qeverisë së tij thuhen në gjuhë të huaj. Ndërsa nga ana e saj, Gjikondi tha se rrobat e palara lahen në shtëpi.

“Fakti që ai është i shqetësuar dhe bën përditë reagime do të thotë që e vetmja gjë që Ramës i djeg dhe shyqyr që i djeg dhe duhet t’i djegë sa më shumë, është fakti që këto probleme thuhen në gjuhë të huaj. Atë që thotë ai që le të shahemi në shqip por jo në italisht, jo në anglisht, jo në frëngjisht. Unë them të kundërtën, le të mos shahemi aq shumë në shqip. Të plasë e shara në italisht, të plasë sherri në frëngjisht”, u shpreh Curi.

Debati në studio:

Brisida Gjikondi: Rrobat e palara lahen në shtëpi ore.

Arian Curi: Lëri këto se këto janë kot!

Brisida Gjikondi: Jo këto nuk janë kot, janë plot!

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme