Murrizi: Katër gafat e Dumanit në Komisionin e Ligjeve!

“Dumani dhe të pandehurit potencialë!” ishte tema e zgjedhur nga moderatori Alban Dudushi për emisioni 3D ditën e enjte në RTSH 1HD.
Ish deputeti demokrat Myslym Murrizi duke komentuar konkluzionet e kreut të SPAK Albert Dumani para deputetëve të komisionit parlamentar të sigurisë, lidhur me operacionin e fundit ndaj krimit të organizuar, tha se ai teknikisht ka bërë katër gafa.
Sipas zotit Murrizi zoti Dumani gaboi kur tha se gjyqtarët duhet të vendosin çfarë kërkojnë prokurorët. “Ne nuk jemi republikë prokurorësh” tha ai.
Një tjetër gabim sipas tij ishte se kreu i SPAK kërkoi zgjatje mandati, çka tregon frikën e zotit Dumani, të cilit i mbaron mandati në fund të vitit.
Më tej zoti Murrizi vlerësoi akuzat e zotit Dumani mbi kreret e policisë, se ata janë të inkriminuar. Ai nuk mund të flasi si analist, tha zoti Murrizi. Policia nuk mund të bëhet e gjitha pis, tha ish deputeti i PD, ndërsa paraqiti dhe rezervat e tij. “Nëse i kanë dalë emrat në hetim, Dumani mund ti arrestojë” tha ai.
Lidhur me operacionin e fundit të SPAK zoti Murrizi tha se Dumani nuk duhet ta shesi si meritë të prokurorëve të kohës së komunizmit. “Operacioni i fundit ka ardhur i servirur në pjatë nga shërbimet e huaja” tha ai.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




