Soko i kërkon Dumanit: Na ktheni paratë e korrupsionit!

Politikë | 2 vite më parë

Eksperti i ekonomisë Pano Soko në emisionin “‘3D’ nga Alban Dudushi” në RTSH, i kërkoi kreut të SPAK që përveç burgosjes së personave që kanë shkelur ligjin, të kthejë edhe paratë e korrupsionit.

“Përballje me korrupsionin është me një marrsh tjetër me ardhjen e Dumanit. Me Krajën ishte në gjumë. Problematika ka. SPAK-ut i kërkoj kalimin nga hetimi pasuror tek hetimi i procedurave. Ka çështje që kanë mbetur në mes për shkak të procedurave që janë ndjekur që nga Inceneratorët,  ‘5D’, Sterilizimi etj. Duhen hetuar procedurat se si u formësua baza ligjore për këto koncesione. Vonesa është humbje. 1.7 mld lek do shkojnë për Inceneratorin e Tiranës. Në Elbasan dhe Fier u sekuestruan kur e morën bashkitë. SPAK të marr nismë ose ta bllokojë. Nuk e ka pastruar Tiranën, Inceneratori. Lekët kanë shkuar në xhepa njerëzish. Duhet të hetohen procedurat. Dumani duhet të shpëtojë paratë, jo thjeshtë të fusë njerëz në burg”, tha Soko.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme