Hoxha: Vizita e Kameronit e shkurtër, por me impakt. E mirë nisma e Ramës me diasporën

Politikë | 2 vite më parë

Në studion e RTSH 24 , Zenel Hoxha nga Dhoma Britanike e Tregtisë komentoi vizitën e një ditë më parë të sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Kameron (Cameron), në Tiranë.

Hoxha tha se kjo vizitë edhe pse e shkurtër në kohë do të mbahet mend pasi ka një impakt shumë të madh për vendin.

“Vizita e Kameronit do të mbahet mend si ngjarje. Ai u prit në mënyrë madhështore megjithëse shumë e shkurtër, por me një impakt shumë të madh. Gjatë bisedimeve mes Ramës dhe Kameron u shkëmbyen mjaft mendime sa i përket marrëdhënieve, investimeve në Britani.

Ishte një ditë e shënuar pasi Britania e Madhe do të marrë pjesë në implementimin do të marrë pjesë në e projektit madhor si ajo e linjës hekurudhore Durrës–Prishtinë, e cila do ketë një efekt të jashtëzakonshëm mes vendeve, por edhe rajonit. Britania e Madhe do të jetë edhe investitore”, tha Hoxha. 

Hoxha komentoi edhe takimin që kryeministri Edi Rama do të zhvillojë me diasporën në Britaninë e Madhe, ndërsa e konsideroi një nismë të mirë që vlen edhe për shqiptarët atje.

“Është mirë që Rama të zhvillojë takime me komunitetin në botë, një nismë e mirë. Takimi është i dyanshëm, vlen edhe për Ramën edhe për qytetarët. Migrimi me varka krijoi një përshtypje jo të mirë për shqiptarët. Pikërisht ky takim do të luajë rol edhe në impaktin e migrimit me varka”, tha ai.

Hoxha vlerësoi marrëdhënien ekoniimike mes vendit tonë dhe Britanisë së Madhe.

“Shqipëria dhe Britania hynë në një marrëdhënie tjetër. Komuniteti shqiptarë është më i riu, por më i integruar në atë vend. Kemi të rinj që po shkëlqejnë, kemi të punësuar në institucione të rëndësishme të vendit. Komuniteti s’ka nevojë për mbështejë pasi në momentin që futesh atje gëzon të drejt autoktone. Leku i parë që është fituar në Britani është hedhur në Shqipëri duke bërë që remitancat të qarkullojnë“, tha Hoxha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme