Do e çojmë në Kushtetuese ligjin e privatizimit, Korreshi për RTSH-24: Marrëveshja me Italinë, spektakolare

Politikë | 2 vite më parë

Deputeti i opozitës Saimir Korreshi është shprehur  kundër ndryshimeve në ligjin për privatizimin e pronave shtetërore.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me RTSH-24 ,deputeti Korreshi u shpreh kundër këtij projektligji, që sipas tij ka si synim të prishë investime dhe të ndërtojë kulla.

Ndaj tha ai është një projektligj i porositur për klientët e qeverisë si ata që marrin leje ndërtimi.

“Grupi Parlamentar i PD-së nga dita e hënë do të përgatisim padinë në Gjykatën Kushtetues. Se ajo që është më e rënda është se ish pronarët nuk po kompensohen dhe nuk po marrin dot asgjë ndërkohë për pushtetarët ka fasilitete   të jashtëzakonshme në mënyrë që të bëjnë këto shkëmbimi në kundërshtim. Ky është një ligj klientelistë dhe për të bërë qokën” tha deputeti Korreshi.

“Është një ligj i porositur që do të marrë edhe ato pak prona shtetërore që i kanë mbetur shtetit, pronat shtetërore do i jepen privatit për kulla”

Sipas tij, nisma fillimisht ishte për ndryshimin nga një ministri në një tjetër ministri në mënyrën që të privatizohej prona shtetërore apo atje ku kishte procedura si pronë shtetërore, ndërkohë që ndodhi e kundërta.  Pra më kryesore janë këto ndërhyrjet në ligj që futen natën nëpër komisione.

“Kjo është qok për të gjithë ata që kanë terrene andej nga Dhërmiu, nga Palasë që me 1€ kanë blerë gjithë malin.  Është një ligj për të gjithë ata që kanë afrimitetin me qeverinë.  Ndërsa të tjerët nuk trokasin dot në zyrat e shtetit se i thotë apliko tek E-Albania dhe ndiqe procedurën online.  Pra situata është sa për të qeshur dhe dramatike.  Për njerëzit e thjesht nuk ka asnjë ndihmese kur zyrat e Administrimit të Kadastrës apo ASHK-së kanë që në 8 korrik dhe nuk  nxjerrin një dokument pronësie ndërsa nga ana tj bëhen ligje për njerëzinë në pushtet” nënvizoi ai.

Nga ana tjetër deputeti Korreshi ka vlerësuar  marrëveshjen për pensionet me Italinë ku tha kjo është një marrëveshje e vlefshme dhe ne e kemi përkrahur këtë nismë.

“ Kjo është një marrëveshje për tu vlerësuar dhe ne ndaj e kemi votuar një marrëveshje të tillë. Patjetër që është e vlerësuar se i shërben të paktën 500 mijë shqiptarëve të cilët kanë mundësi të përfitojnë. Një ndër këta jam dhe unë sepse kem  tetë vite  kontribute në Itali gjatë kohës që kam qenë student.  Është një marrëveshje spektakolare për ata që kanë vite që jetojnë dhe punojnë në Itali”.    

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme