Engjëll Agaçi mbi 3 orë në SPAK: U thërrita për inceneratorin e Tiranës

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi është paraqitur këtë të premte (17 maj) në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit.
Agaçi ka dhënë sqarime para prokurorëve të SPAK për rreth 3 orë e 30 minuta, ndërsa sqaroi për gazetarët se u thirr për inceneratorin e Tiranës.
“U thirrja për inceneratorin e Tiranës. Mendoj se ky nuk duhet të krijojë një lajm. Të gjithë duhet të jemi në dispozicion të organeve të drejtësisë”, tha Agaçi.
Për inceneratorin e Tiranës kanë dëshmuar më herët edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion po heton 7 abuzime me Inceneratorin e Tiranës, ku rezulton se janë kryer një sërë veprimesh në kundërshtim me ligjin gjatë dhënies së koncesionit dhe po ashtu edhe gjatë zbatimit të tij.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




