Rama më 12 maj takim me diasporën në Athinë, jep detaje nga vizita

Politikë | 2 vite më parë

Kryeministri Edi Rama nis më 12 maj turin me takime me diasporën në Athinë, në kuadër përgatitjes së kësaj force politike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës.

 Kreu i qeverisë ka ndarë në rrjetin social Facebook se takimi do të mbahet në orën 11:00 në Stadiumin e Galatsit, salla “Christmas Theatre”.

“MIRËMËNGJES dhe me ftesën që më në fund ka edhe adresën, duke i ftuar ata ndër ju që janë në Athinë ose rrethina, e që munden ta kalojnë me ne që vijmë nga Shqipëria këtë moment të veçantë krenarie për të gjithë shqiptarët e Greqisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Pas Athinës, kryeministri Rama do të vijojë turin e takimeve me diasporën në disa qytete të Evropës, ku mund të përmendet Milano, Mynihu dhe Londër.

Socialistët janë në mandatin e tyre të 3-të qeverisës, por kryeministri nuk e fsheh ambicien për një tjetër mandat, ndaj jeta politike e PS është tepër aktive.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme