Eurodeputeti grek në Shqipëri takon Belerin, Dule: Dëshmi e vazhdimit të përpjekjeve për të gjetur të vërtetën

Kryetari i Grupit Parlamentar të BE-së për marrëveshjen e stabilizim asociimit BE –Shqipëri, Manolis Kefaloyanis ka zhvilluar mesditën e sotme (6 maj) një takim me Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Himarë, i dënuar për blerje votash.
Kreu i PBDNJ-ës, Vangjel Dule ka dhënë një prononcim për mediat në emër të eurodeputetit, duke shpjeguar qëllimin e këtij takimi. Sipas tij, ky takim mes Belerit dhe eurodeputetit ka dëshmon vazhdimin e përpjekjeve për të gjetur të vërtetën dhe të drejtën e kësaj çështje, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në BE.
Sipas Dules kjo është vizita e 4 e eurodeputetit me Belerin, duke e quajtur arrestimin e tij si një çështje padrejtësie “të papranueshme dhe në shkelje flagrante të funksionimit të shtetit të së drejtës dhe demokracisë”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




