Dita e Dëshmorëve të Kombit, Meta: Liria ka çmim të shtrenjtë, duhet mbrojtur me çdo sakrificë

Politikë | 3 vite më parë

Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kryer homazhe në Memorialin “Nënë Shqipëri”.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Meta tha se kjo ditë shërben për të kujtuar se çmimi i lirisë është i shtrenjtë dhe se “duhet bërë çdo sakrificë për ta mbrojtur”.

“Kjo ditë na kujton se sa gjak është derdhur për lirinë e Shqipërisë, ditë që na kujton se liria e ka çmimin shumë të shtrenjtë dhe se duhet të bësh çdo sakrificë për ta mbrojtur dhe për ta merituar atë. Besoj shumë te shenjtëria e gjakut të dëshmorëve, besoj shumë te Atdheu dhe Atdheu na duhet që të jetojmë të lirë”, u shpreh Meta.

Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ashtu si çdo vit edhe sot pritet të zhvillohen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit nga zyrtarë të shtetit dhe politikës që vendosën kurora me lule përpara memorialit “Nënë Shqipëri”, në nderim të të rënëve në luftën anti-fashiste.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme