Kryeministri Rama në Francë, takim me pjesëtarë të Unionin të Sipërmarrësve

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Francë Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me pjesëtarë të Unionin e Sipërmarrësve të Francës. Në një postim në Facebook, Rama ka ndarë pamje nga takimi.
Në këtë takim kreu i qeverisë u përqendrua kryesisht në promovimin e potencialeve dhe klimës që Shqipëria ofron për zhvillimin e investimeve të huaja, si dhe në perspektivën e bashkëpunimit mes dy vendeve edhe në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë me ftesë të presidentit Emmanuel Macron.
Kreu i qeverisë do të pritet me një ceremoni zyrtare në orën 13:00 nga presidenti francez.
Kjo është vizita e parë e një kryeministri shqiptar, e këtij niveli në historinë e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




