Kthupi: Reforma Zgjedhore ra dëshmor

Politikë | 3 vite më parë

Sekretari për Reformën Zgjedhore në Partinë Demokratike, Rezart Kthupi deklaroi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’, se Reforma Zgjedhore ra sot dëshmorë në seancën plenare të Kuvendit.

“Kam përshtypjen se ka një dëshmor më të madh sot në Parlament se sa Kryetari i PD-së, ajo është Reforma Zgjedhore. Reforma Zgjedhore është dëshmorja e vërtetë sepse ajo që ka ndodhur sot përfundimisht nuk ka reformë. Nëse do të ketë reformë, do të jetë thjesht një arnim i kësaj që kemi. Por bashkë me reformën kanë rënë dëshmor dhe qytetarët. Kjo është punë e mbyllur sepse Rama e ka deklaruar që nëse nuk kemi konsensus do shkojmë në Parlament dhe do gjejmë vota për ta miratuar” tha ai.

Sipas tij nuk mund të arrihej kompromisi me mazhorancën në Komisionin e Reformës Zgjedhore sepse , sipas tij, mazhoranca nuk ka sjell asnjë propozim.

“Në komisionin e ngritur të Reformës Zgjedhore , mazhoranca nuk ka asnjë qëndrim për asgjë dhe nuk mund të kishim kompromis kur as propozon dhe as bie dakord me propozimet e tona. Vullneti për kompromis është zero dhe gjej dhe peshkojnë vota me dy palë”, deklaroi Kthupi .

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme