Sefa: PD ka kontribuar me propozime konkrete në Komisionin për Reformën Zgjedhore

Politikë | 3 vite më parë

Sekretari për çështjet ligjore dhe zgjedhore në Partinë Demokratike zyrtare, Indrit Sefa ka  përgënjeshtruar nëpërmjet një reagimi në Facebook , pretendimet e mazhorancës dhe Rithemelimit sot në seancën plenare që nuk ka bërë propozime konkrete për Reformën Zgjedhore.

Sefa bëri publike disa dokumente dhe shkresa që tregojnë sipas tij, propozimet PD-së.

“Fakti i parë është kjo foto e dërgimit të materialit të parë nga unë si Sekretar Ligjor i PD-së, pikërisht në datën 14 dhjetor 2022, ora 11:19 AM, me titullin: Projekt-ligj për ndryshimet e Kodit Zgjedhor PD. Materiali, sipas procedurës, i ka shkuar Sekretares së Komisionit, znj. Elona Toto”, shkruan ai.

Ky material, vazhdon Sefa, “përveç të ashtuquajturës Paketa e Sigurisë Zgjedhore, që mbart propozime konkrete se si mund të shmanget manipulimi i votës dhe elemente të tjera të sigurisë, ka pasur bashkëlidhur edhe propozimet konkrete dhe të detajuara të Partisë Demokratike lidhur me Ndryshimet në Kodin Zgjedhor”.

“Përveç kësaj, bashkëlidhur po ju bëjmë publike edhe përgjigjen dhe njoftimin e Sekretares së Komisionit, znj. Elona Toto, e cila njofton deputetët se “me porosi të bashkëkryetarit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore, ju njoftoj se mbledhja e Radhës do të zhvillohet ditën e premte, dt. 16 dhjetor 2022, në ora 10:30 me rend dite: Propozimet e ekspertëve të komisionit (përfaqësues të Partisë Demokratike), lidhur me ndryshimet ligjore për zgjedhjet (i gjeni bashkëlidhur)…shkruan ndër të tjera ai.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme