Zaptoi foltoren e Kuvendit, Nikolla përjashton nga seanca Lulzim Bashën

Politikë | 3 vite më parë

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca plenare kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ky i fundit kërkonte marrjen e  fjalës për procedurë, por kryeparlamentarja nuk e ka lejuar, duke i kërkuar disa herë që të lironte foltoren e Kuvendit.

“Do ju përjashtoj per zaptim foltoreje. Lironi foltoren. Nuk ua jap fjalën. Nuk po i përmbaheni procedurës. Mos pengoni rendin e ditës. Ua dhashë tre herë fjalën për procedurë. Jeni i përjashtuar nga seanca”, tha Nikolla, vendim ky që u duartrokit nga Rithemelimi.

Por pavarësisht vendimit të saj, kryedemokrati nuk ka pranuar të largohet nga foltorja, duke detyruar Nikollën të caktojë 5 minuta pushim për seancën.

Basha ka marrë disa herë fjalën për prcedurë në seancën e sotme, duke u ndalur te buxheti i vitit 2024 dhe komisioni për Reformën Zgjedhore. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme