‘Rithemelimi’ i PD: Reforma në Kodin Zgjedhor duhet të nisë nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të ‘Rithemelimit’, Gazment Bardhi, duke iu përgjigjur interesit të mediave lidhur me reformën zgjedhore, deklaroi se “komisioni i Posaçëm dështoi në dy vite pune”.
Sipas tij, puna për ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhet të nisë nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.
“Grupi Parlamentar i PD është në përballje me Edi Ramën. Lojën me luftë brenda opozitës mund ta vazhdojë kushdo tjetër, por jo ne. Ne bisedimet i kemi bërë transparente me kryetarët e grupit parlamentar. Morëm një javë kohë për të diskutuar dhe gjetën mirëkuptim në një proces transparent. Epitetet që ata i vënë këtyre diskutimeve, vjen nga eksperienca e tyre shkuar.”, tha Bardhi.
Sipas tij, grupi i Bashës kaa patur dy vjet që ta bindnin e t’i imponoheshin Ramës.
“Donin të flinin gjumë dhe reaguan kur grupi i PD kërkoi t’i largojë nga karrigia. Ato s’nxitën asnjë debat për reformën zgjedhore, qëndruan në karrige pa ushtruar presion për reformën zgjedhore. E dimë që Rama nuk e do Reformën Zgjedhore. Por, ishte detyra e opozitës në këto dy vite, që ta trajtonte këtë reformë si prioritet të opozitës. Dështuan me turp, të mbajnë koston e këtij dështimi”, tha Bardhi.
Lidhur me reformën zgjedhore, ai tha se pikënisja e debatit duhet të jenë ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, teksa foli dhe për mbështetjen e emigrantëve.
“Sa i takon votës së emigrantëve, kam mbështetur ligjin e propozuar nga “Diaspora e Lirë”, e kemi futur në procedurë parlamentare. Është detyrim që buron nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. PD do duhet ta nisë diskutimin tek garancitë për zgjedhjet e lira e të ndershme. Pasi çdo lloj sistemi që aplikojmë ne, deformojnë rezultatin e zgjedhjeve, do të ishte i pavlefshme për sa kohë deformohet vullneti i qytetarëve të Shqipërisë”, tha Bardhi.
Lidhur me Amnistia Penale, Bardhi u shpreh se në parim “mbështesim ligjin e amnistisë.”
“Tashmë që veprimtaria e Kuvendit është kthyer në normalitet, çdo pr/ligj do të shqyrtohet. Ne kemi pasur një shqetësim publik, që ka të bëjë me vendimet e dhëna nga SPAK-u dhe GJKKO, propozimi që kjo kategori të mos përfitojë, kjo ka mbështetjen tonë”, nënvizoi Bardhi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




