Grupi për ligjet me 84 vota, Bardhi: Kemi propozuar dy emra, të tretin ia kemi “lënë” Bashës

Kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi në një bashkëbisedim me gazetarët ka bërë të ditur se një nga çështjet e diskutuara është edhe vendimi i komisionit të ligjeve për ngritjen e një grup-dialogu për ligjet me 84 vota.
Sipas Bardhit, propozimet e PD janë, Oerd Bylykbashi dhe Erisa Xhixho, ndërsa emri i tretë i është lënë të propozohet nga grupit të Bashës.
“Çështja e dytë ka të bëjë me shqetësimet e opozitës që e detyruan të marrë aksioni, dhe që lidhësin me ngritjen e dy komisioneve që u rrëzuan në tetor dhe përfshirjen e opozitës me përfaqësuesit që ajo dëshiron në të gjitha reformat dhe ligjet e nevojshme për ecurinë e Shqipërisë në BE dhe ligjet me 3/5”, është shprehur Bardhi.
Ai theksoi se grupi parlamentar ka miratuar propozimet për këto çështje pasi komisioni i ligjeve miratoi vendimin për ngritjen e një mekanizmi dialogu i cili do të përbëhet nga gjashtë anëtarë dhe që merr vendime me konsensus.
“Në emër të PD propozimi është si më poshtë: Oerd Bylykbashi, Erisa Xhixho dhe vendi i tretë i është dedikuar kolegëve që kanë një mendim ndryshe”, ka thënë Bardhi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




