Gjikondi: Dumani, i vetëm në luftën ndaj krimit. Opozita, e vetme në Shqipëri është SPAK

Politikë | 3 vite më parë

Për juristen Brizida Gjikondi opozita e vetme aktualisht në Shqipëri është SPAK-u. “Nuk ka asnjë opozitë apo asnjë strukturë në Shqipëri që të përfaqësojë interesat e shqiptarëve sa është SPAK-u” tha ajo në emisionin 3D të Alban Dudushit.

Për zonjën Gjikondi kryetari i SPAK a qenë shumë i qartë, kur ka thënë se ka patur brenda një dite aq kallzime sa nuk ka patur për tre vjet.

Ajo tha se kallzimi zotit Dumani vjen për shkak të presionit politikës dhe jo se krimi i organizuar mbron veten. Kemi banda të së majtës dhe së djathtës, tha zonja Gjikondi. Nga deklaratat e zoti Dumani ajo veçoi mungesën e deklaratave për tatimet dhe doganat.

Juristja Brizida Gjikondi shprehu keqardhjen e që kryeministri Rama në këtë situatë nuk ka mbajtur asnjë fjalim kundra korrupsionit.

” Prandaj zoti Dumani është i vetëm në këtë luftë” këmbënguli ajo.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme