Basha : “PD shumë shpejt do të bëjë koalicion me parti të tjera”

Shumë shpejt, duke filluar nga java e ardhshme, Partia Demokratike do të jetë në qendër të një koalicioni politik me parti të cilat ndajnë këto tre vlera themelore: reformë zgjedhore për të fuqizuar njerëzit dhe jo për t’i mbajtur ata nën zgjedhën e tutelën e listave të mbyllura të 2008-ës.
Lajmi është dhënë nga kreu i PD zyrtare Lulzim Basha në Kuvendin Zgjedhor në degën e PD në Kurbin.
Sipas Bashës koalicioni do të jetë mbështetje pa kushte për drejtësinë, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe padiskutim partneriteti i palëkundur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me komunitetin Euro-Atlantik. Këto janë ato që na përkufizojnë, na bëjnë bashkë, na mbajnë bashkë edhe përkundër vështirësive më të mëdha. Dhe përmes këtyre shënohet rruga jonë për të ecur përpara. Por si Parti Demokratike kemi detyrë që shkon përtej kësaj.
Duke folur mbi situatën brenda PD zoti Basha tha se kemi pesë muaj që iu bëjmë thirrje atyre që veprojnë në emër të demokratëve ta ndalin marrëzinë . Sipas tij kjo u bë qëllimisht qeveria të kalonte buxhetin 7 miliardë euro në katër minuta pa asnjë opozitë, pa asnjë argument.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



