Çuçi: Me Rithemelimin ramë dakord për objektet e Komisioneve.Do ngremë grup pune për ligje që kërkojnë 84 vota

Politikë | 3 vite më parë

Kryetari i grupit parlamentar të PS Bledi Çuçi ka folur për median  në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

Ai deklaroi se me deputetetët e  Rithemelimin kanë rënë dakord me objektet e Komisioneve Hetimore, konkretisht për Koncesionet në Shëndetësi dhe Komisionin Hetimor për nxjerrjen e të dhënave të sistemit TIMS.

“Përfunduam atë që kishim nisur në mbledhjen e  konferencës së kryetarëve. Është rënë dakord për objektet e dy komisioneve hetimore, për shërbimet në shëndetësi, sterilizimi dhe chechk up dhe TIMS”.

Ai nënvizoi se gjithashtu kanë rënë dakord që të ngrenë një grup pune në komisionin e ligjeve për të garantuar dialogun mes palëve për ligje që kërkojnë tre të pestat e votave.

“Ramë dakord që të mandatojme komisionin e ligjeve për të ngritur një platformë brenda komisionit të ligjeve për të krijuar dialog politik për ligje që janë pjesë e agjendës së BE. Emrat do i kalojmë javës tjetër. Nuk është nënkomision. Brenda komisionit të ligjeve do ngrihet një platformë një grup pune. Ajo duhet të garantojë dialogun  politik për ligje që kërkojnë 3/5 dhe që kanë të bëjnë me BE.”

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme