Miratohen komisionet hetimore. Bardhi: I rikthehemi normalitetit në Kuvend

Në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit Parlamentar të Rithemelimit, Gazment Bardhi zhvilloi një komunikim për mediat.
Bardhi tha se pas miratimit të dy Komisioneve Hetimore Parlamentare tashmë duhet ti rikthehen normalitetit në Kuvendin e Shqipërisë.
Sipas tij, procesi për ngritjen e komisioneve hetimore duhet të jetë transparente dhe se kontrolli parlamentar është edhe në syrin e publikut.
“Qëllimi dy hetimeve është i ndryshëm. Është e vërtetë që në rastin e kontratës së sterilizimit ka hetime në vijim. Gjykata dhe Prokuroria ka konstatuar kontrata në konflikt interesi.
Nuk kam bërë ende agjendën si do funksionojnë. Sot jam para jush t’ju komunikoj se çfarë u diskutua. Ishte qëndrimi ynë për ta shpallur Reformën Zgjedhore si prioritet. Kam qenë pesimist, jo vetëm unë por edhe kolegët që përbërja ekzistuese e reformës zgjedhore ishte pengesa ndaj saj. Koha i dha të drejtë grupit parlamentar të PS.
Kreu i grupit parlamentar deklaroi sot se do të nisë menjëherë puna në Kuvend, për të dëgjuar zërin e qytetarëve.
“Në vijim të mbledhjes së shkuar të konferencës së Kryetarëve ku ramë në dakord në parim për të normalizuar veprimtarinë në Kuvend, sot u vendos në dakordësi të plotë mes gjithë anëtarëve ka marrë vendimet që konkretizojnë atë dakordësi. Është rënë dakord siç e dini, miratimi i Komisionit Hetimor për kontratat dhe sterilizim dhe chek-up apo dhe për ngritjen e komisionit hetimor për sistemin TIMS. Këto kanë qenë shqetësimet tona. Siç kemi deklaruar prej 5 muaj edhe pse jemi akuzuar. Ne rikthehemi menjëherë në normalitet që te jemi zëri i qytetarëve. Sot po tregojmë se kemi bërë atë që kemi thënë në këto 5 muaj.”, tha ai.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



