Neza: Nuk kemi marrëveshje, po kthim në ligjshmëri

Politikë | 3 vite më parë

Konferenca e Kryetarëve e mbledhur ditën e martë (12 mars)u pa si një mundësi për tu kthyer normalitetit në parlament mes mazhorancës dhe grupit të deputetëtëve të Rithemelimit, që pas 5 muajsh u ulën përballë njëri-tjetrit por pa arritur asnjë marrëveshje.

Ky ngërçi i ri mes Rithemelimit dhe PS për komisionet hetimore, ka apo s’ka një marrëveshje mes palëve, cilat janë kërkesat e opozitës dhe ku kundërshton mazhoranca, ishin çështjet që u diskutuan sonte në emisionin “3D” të Alban Dudushit.  Të ftuar në studio janë të pranishëm: Myslym Murrizi, ish deputet i PD; Sami Neza, analist; Mentor Kikia, analist; Ergys Mërtiri, analist; Zylyftar Bregu, pedagog.

Analisti Sami Neza duke komentuar takimet mes dy grupeve parlamentare në kryesinë e Kuvendi, tha se nuk është arritur asnjë marrëveshje por këtë ai shikon si rikthim në ligjshmëri sepse Rithemelimi është rikthyer në tryezë me mazhorancën.

“Gjitha bisedimet që janë publikuar të martën unë i ndaj në dy pjesë të cilat kanë një distancë nga njëra- tjetra. Nëse do të flasim si një marrëveshje, pjesa e parë që ka të bëjë me ndaljen e rezistencës së opozitës në parlament. Nuk ka marrëveshje, është rikthim të ligjshmëria te ai neni i Kushtetutës dhe të PS-së, që kërkon patjetër kontrollin parlamentar të qeverisjes dhe  që i jep të drejtë  opozitës e propozimit të kontrollit parlamentar të qeverisë sa herë që ajo e shikon të arsyeshme.

Sipas tij, këtë gjë e pengoi mazhoranca në Parlament për gati 5 muajsh dhe kjo është një prej dy arsyejeve që opozita bëri atë rezistencë në parlament.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme