Begaj në Azerbajxhan, takim me homologun Aliyev: Energjia dhe turizmi, në krye të axhendës

Presidenti Bajram Begaj ndodhet në një vizitë zyrtare në Azerbajxhan, ku ka zhvilluar një takim me homologun Ilham Aliyev.
Në një postim në X (dikur Twitter), ku ka postuar një foto nga takimi, Begaj shkruan se mes tyre u diskutua për të çuar përpara bashkëpunimin politik dhe për të forcuar atë ekonomik.
Sipas kreut të shtetit, energjia dhe turizmi janë në krye të axhendës.
“Takimi produktiv me mikun tim të dashur Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit sot. Ne po e çojmë përpara bashkëpunimin tonë politik dhe po forcojmë bashkëpunimin ekonomik në fusha kyçe me interes të përbashkët. Energjia dhe turizmi janë në krye të agjendës sonë”, shkruan Begaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



